Sipas një raporti të fundit nga Netbook News, Nokia është duke u përgatitur të lansojë edhe dy modele të reja të telefonave të mençur, të cilët do të dallohen për nga çmimi i tyre i ulët.
Nokia do të zgjedh MeeGo si sistemin e saj operativ për telefonat e rinj, të cilët i ka dedikuar për tregjet më të varfra, dhe pasi që MeeGo ka kërkesa më të vogla sesa Windows Phone.
Me gjithë informacionin se modelet e reja të telefonave Nokia me MeeGo do të jenë më të lira, ende nuk ka asnjë detaj për çmimin e tyre me të cilin do të paraqiten në treg.