Kroatët të zhytur në borxhe

Borxhi i përgjithshëm i qytetarëve në Kroaci, në fund të muajit janar ka qenë 140 milionë euro më i lartë se e njëjta periudhë e vitit 2010.

Shifrat janë bërë publike nga Banka Qendrore e Kroacisë. Kreditë për shtëpi janë rritur në mënyrë të ndjeshme, ndërsa, ato për makina kanë rënë me 280 milionë euro.
Shpenzimet nëpërmjet kartave të kreditit regjistruan një rënie përgjatë vitit të kaluar. Sipas përllogaritjeve, kroatët kanë shpenzuar 40 milionë euro më pak nëpërmjet kartave, në krahasim me një vit më parë.