Punët më të rënda në botë

Herën tjetër kur të ankoheni për punën e rëndë që keni, për kolegët antipatikë apo për shefin e vrazhdë, mendoni për listën e punëve që sjell National Geographic, e të cilat mund të jenë të rrezikshme për jetën.

Peshkatar i tonëve – Këta peshkatarë kanë shkallën më të lartë të vdekshmërisë në “vendin e punës”.
Rojet bregdetare – Çdo ditë rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar të tjerët.
Punëtor në nxjerrjen e naftës – Nxjerrja e naftës dhe gazit në platforma në det është një nga punët më të rrezikshme dhe të rënda (punohet nga 12 orë në ditë me materiale me ndezshmëri të lartë).
Largues i minave – Secila punë që ka të bëjë me minat, shumë lehtë mund të bëhet vdekjeprurëse.
Elektricisti që nga helikopteri punon në përçues – Punën më të madhe e kryejnë pa dorëza, prandaj puna e tyre është mjaft e rrezikshme.
Pastrues dritaresh në rrokaqiej – Ky variant i pastrimit kërkon kualifikim dhe zotim të aftësive të veçanta.

Zjarrfikës – Edhe pse janë të veshur dhe të përgatitur për situata të paparashikuara, rreziku nga lëndimet dhe vdekja është shumë i madh.
Minator – Çdo vit në botë vdesin nga 50 deri në 60 minatorë, duke mos llogaritur aksidentet grupore.
Sharrëxhi – Puna kryhet në terren jo të rrafshët me sharra motorike, si edhe me makina të tjera për transportimin e drunjve, që janë shumë të rrezikshme edhe në se përdoren në mënyrë të duhur.