Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, do të dëshironte të veshë fanellën e Real Madridit, raportojnë mediat spanjolle.
El Confidencial shkruan se dështimi i Ibrahimovic te Barcelona ende i djeg suedezit dhe ai do të dëshironte një transferim hakmarrës dhe të arrijë sukses te Reali.
Trajneri i Realit, Jose Mourinho, është një tifoz i suedezit dhe ka bërë interesim te Milani verën e kaluar për mundësinë e nënshkrimit të tij.
Një marrëveshje mund të jetë në letra, veçanërisht nëse Reali vendos ta shesë Gonzalo Higuain gjatë verës.