Prostitutat e klasit të lartë në Spanjë kanë hyrë në grevë, me ç’rast nuk do t’u ofrojnë shërbime bankierëve të pasur nëse ata nuk fillojnë t’u japin kredi shtresave më të ulëta të shoqërisë.
Damat shoqëruese nga Madridi thonë se greva e tyre do të ndërpritet në momentin kur bankierët do të “përmbushin obligimin e tyre ndaj shoqërisë” dhe do të fillojnë t’u japin kredi më të mëdha dhe më të volitshme spanjollëve, të cilët për shkak të recesionit mezi ia dalin të jetojnë.
Ndërkaq, për të marrë shërbimet e prostitutave, bankierët kanë tentuar të prezantohen si inxhinierë dhe arkitektë. Mirëpo, pa sukses!
“Greva po zgjat vetëm tri ditë dhe nuk mendojmë se do të mund të durojnë më shumë”, ka thënë njëra nga prostitutat, çmimi i të cilave fillon nga 300 euro për një orë.
Sipas mediave, bankierët janë aq të dëshpëruar sa që kanë kërkuar që të ndërhyjë shteti për të tentuar që ta ndalë grevën.