Juventusi ka konfirmuar përmes faqes zyrtare se ka kompletuar nënshkrimin e mesfushorit të Atalantas, Simone Padoin, për pesë milionë euro.
Biankonerët ishin në kërkim të një përforcimi të ri në mesfushë para mbylljes së afatit kalimtar dhe më herët ishin lidhur edhe me lojtarë si ai i Cagliarit, Radja Nainggolan, dhe ai i Portos, Fredy Guarin.
Megjithatë, ata kthyen vëmendjen e tyre kah Padoin dhe tashmë kanë mbyllur transferimin e lojtarit. 27-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me liderin e Serie A.