“Big Brother 5” nis më 18 shkurt

Kanë filluar tashmë audicionet për njërin prej spektakleve televizive më të popullarizuar shqiptare, “Big Brother Albania 5”.

Ky reality shou, tashmë shumë i njohur jo vetëm në trevat shqiptare, pritet të fillojë më 18 shkurt. Këtë vit do të jetë edicioni i pestë me radhë, i cili pritet të fillojë muajin e ardhshëm i organizuar sërish nga Top Media.
Ishte thënë edhe më herët se përveç konkurrentëve nga Shqipëria, këtë edicion shumë i madh është edhe interesimi nga të rinjtë kosovarë.