Një grua në shtetin amerikan të Iowas lindi një djalë të rëndë gjashtë kilogramë pa ndihmën e intervenimit kirurgjik.
Asher Stewardson është lindur të enjten në spitalin e qytetit Des Moindes, ndërsa në kohën e lindjes ai ishte i gjatë 60 centimetra. Vëllai i tij Judah, i cili ishte lindur para 15 muajsh ka qenë i rëndë 5.5 kilogramë në kohën e lindjes, njoftoi AP.
Nëna e fëmijës Kendall Stewardson i rezistoi dhimbjeve të lindjes gjashtë orë pa kurrfarë injektimi. Ajo tha se ajo dhe burri i saj kanë dashur t’i ikin lindjes me prerje cezariane.