Nxënësit nga një shkollë e Kalkutës në Indi kanë thyer rekord botëror, pasi gati 500 prej tyre u veshën si politikani legjendar i Indisë, Mahtma Ghandi.
Fëmijët, të moshës prej 6-10 vjeç, veshën pëlhurën e bardhë, mustaqet e rreme dhe kopjuan syzet e rrumbullakëta të Ghandit në përpjekje për të thyer rekordin.
Nxënësit u bënë bashkë dhe morën pjesë në marshimin gjysmë kilometra me moton “Çohu” për të nderuar Ghandin, i cili ishte vrarë para 64 vitesh dhe në përpjekje për të promovuar ideologjinë e tij të mospërdorimit të dhunës.
Inspirimi për këtë marsh është marrë nga marshi i famshëm i paqes së Ghandit i ndërmarrë më 1930 i cili çoi në zgjerimin e lëvizjes për pavarësi të Indisë kundër sundimit kolonial britanik.