Sikur shumica e yjeve amerikane, edhe Jessica Simpson ka përfituar mirë me shtatzëninë dhe sjelljen në jetë të foshnjës Maxwell Drew Johnson.
Sipas tabloideve amerikane, revista People do t’i paguajë këngëtares 800.000 dollarë për fotografitë ekskluzive të fëmijës që solli në jetë para dy javësh.
Po ashtu, nëse duhet t’u besohet mediave, Simpson do të nënshkruajë kontratë me vlerë prej tre milionë dollarësh me kompaninë “Weight Watchers” për të promovuar mënyrën e tyre të humbjes së kilogramëve që i ka grumbulluar gjatë shtatzënisë.
Nëse llogariten të gjitha, mund të thuhet se këngëtarja ka fituar mirë, por ka prej tyre që kanë fituar shumë më tepër. Jennifer Lopez në vitin 2008 përfitoi gjashtë milionë dollarë vetëm nga shitja e fotografive të binjakëve të saj.