"Medikus", ende nuk ka vendim për dëshminë e Martyt

Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Christina Marty ka thënë të hënën në Prishtinë se nuk ka informacione nëse Dick Marty do vijë në Kosovë për të dëshmuar në rastin “Medikus”.

Ajo tha se për këtë duhet të pritet vendimi i Këshillit të Evropës, ku Dick Marty është anëtar.
“Nuk e di nëse ai do të vijë në Prishtinë. Me sa unë e di EULEX-i dëshiron ta ftojë si dëshmitar. Ne do të shohim se çka do të vendosë Këshilli i Evropës rreth imunitetit të tij”, ka thënë ajo, njofton Rel, derisa ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi ka bërë të ditur se ka nënshkruar kërkesën e EULEX-it, që Dick Marty të dëshmojë në rastin “Medikus”.