Salihaj kërkon mbështetjen e partive që nuk siguruan balotazhin

Kandidati i LDK-së për kryetar të Ferizajt, Adem Salihaj, në një konferencë me gazetarë, iu bëri thirrje partive politike, të cilat nuk siguruan balotazhin, që ta mbështesin atë për të mirën e qytetarëve të komunës së Ferizajt, duke theksuar se kjo nuk do të jetë fitore vetëm për LDK-në, por për të gjithë qytetarët e kësaj komune.

Salihaj foli për përgatitjet që dega e kësaj partie po bën, me qëllim që këto zgjedhje të jenë normale dhe të rregullta.
Gjithashtu, ai theksoi angazhimin që po bën kjo parti për motivimin e qytetarëve për të marrë pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Ferizajt, që pritet të mbahen më 27 maj.