PDK tërhiqet nga rivotimi i mocionit për të pagjeturit

Kuvendi i Kosovës vazhdoi të martën seancën sipas rendit të ditës të paraparë për mbledhjen e ndërprerë të premten, pasi PDK u tërhoq nga kërkesa që të rivotohej mocioni për të pagjeturit, i miratuar me shumicë votash dhe me të cilin kushtëzohej vazhdimi i dialogut me Serbinë.

Deputeti i PDK-së, Arsim Bajrami, në emër të Grupit parlamentar të PDK-së kërkoi të mos politizohej një çështje aq fundamentale, shtetërore dhe e ndjeshme si dhe të vazhdohet me rendin e ditës nga mbledhja e ndërprerë të premten, njofton Koha.
Ai kërkoi të mos debatohet, por të trajtohet nga institucionet si një çështje e pazgjidhur, si një detyrim kushtetues.
Në saje të kësaj zgjidhjeje, kërcënimi i opozitës se do të braktiste vazhdimin e mbledhjes së Kuvendit të Kosovës, nëse do të rivotohet për mocionin e miratuar në mbledhjen e kaluar rreth të pagjeturve, nuk u realizua.
Por PDK shfrytëzoi situatën që të fusë pa rend si pikë të parë shqyrtimin e emërimit të anëtarëve të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, që u kundërshtua nga opozita, por me shumicë votash 48 për, 33 kundër, u miratua propozimi