Genta së shpejti me videoklip të ri

Këngëtarja Genta Ismajli këto ditë pritet të nisë xhirimet e klipit më të ri i cili do të realizohet në Shkup nga “Rec Production”.

Për xhirimin e këtij videoklipi Genta ka kërkuar shumë njerëz, që do të jenë thjesht statistë dhe duhen gati 200 të tillë për të qenë pjesë në këtë video të re.
Madje, produksioni i realizimit të kësaj kënge të re ka shpallur një lajmërim për të gjithë ata që duan të marrin pjesë, madje ka lënë edhe orarin e takimit.
Genta nuk ka zbuluar se cilës këngë do t’i bëjë videoklip.