"Maria Magdalena" e quajtur Nicole Scherzinger

Nicole Scherzinger në rock operën " Jesus Christ Superstar " do të mishërojë Maria Magdalenën. Këngëtarja e ka fituar këtë rol në mjuzikllin e regjisorit britanik të teatrit, Andrew Lloyd Webber.

Në këtë mjuzikëll, Tim Minchin do të mishërojë Judën, ndërsa rolin e Jezusit nuk është caktuar ende se kush do ta luajë, raporton BBC.
Në fakt, publiku i talent show "Superstar" të shtëpisë televizive BBC do të vendosë se kush do të marrë rolin e Jezu Krishtit. Shfaqja së shpejti do të fillojë të transmetohet në televizion, ndërsa thuhet se interesimi është shumë i lartë.
Scherzinger ka qenë në negociata me Webberin, pasi ditë më parë ajo kishte deklaruar se kishte rënë në dashuri me mjuzikllin, shkruan britanikja “The Sun”.