Shqiptarët e veriut, gati për vetëmbrojtje! (Video)

Një ditë pasi kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, i porositi shqiptarët në veri të Kosovës që të mbrohen nga serbët armatosur, vetëmbrojtja po rezulton si alternativa e vetme.

Gjatë vëzhgimit që Top Channel ia bëri nëpër lagjeve të banuara me shqiptarë, u hasën banorët të cilët flisnin për përgatitjet e tyre në këtë drejtim.
Qytetarë të thjeshtë, të cilët bashkë me familjet e tyre jetojnë në zonat e thella të veriut të Mitrovicës, flasin për mënyrën se si e kanë kuptuar mesazhin e kryetarit Kastrati, ndërkohë që japin edhe mesazhet e tyre për institucionet e Kosovës.
Një nga arsyet pse banorët shqiptarë të kësaj ane nuk duan të shfaqen përpara kamerës, është frika e konfiskimit të armëve nga Policia e Kosovës.
Kjo gjendje është rezultat i situatës së tensionuar të krijuar pak ditë pas vrasjes së Selver Haradinajt në shtëpinë e tij. Në mungesë të rrugëdaljes dhe mesazheve që u përçohen, shqiptarët kanë hartuar strategjitë e tyre të veprimit kundër institucioneve të Serbisë në këtë pjesë të Kosovës.