Adele muzicientja e re më e pasur britanike

Pasuria e Adele ka shkuar në 14 milionë funte në 12 muajt e fundit, duke e bërë atë muzicienten e re më të pasur në Britani, sipas listës së pasanikëve të Sunday Times.

Krijuesja e hitit “Someone Like You”, 23-vjeçare, është ngritur në krye të listës të listës së kësaj gazete pas suksesit të madh me albumin “21” që ishte shitur në më shumë se 20 milionë kopje në mbarë botën.
“Adele ka qenë tregimi i suksesit në vitin e kaluar. Ju mund të keni një Adele vetëm një herë në dhjetë vjet. Është një sukses në një shkallë të paimagjinueshme”, ka thënë Steve Redmond, nga Asociacioni i Tregtarëve të Zbavitjes.
Cheryl Cole, Leona Lewis dhe Katie Melua janë në vendin e dytë me nga 12 milionë funte, derisa Jessie J ka bërë debutimin në listën e muzicientëve të pasur nën 30 vjet, me një pasuri që vlerësohet rreth 5 milionë funte.
Aktori Daniel Radcliffe, 22-vjeçar, vazhdon të jetë ylli i ri që fiton më së shumti, pasuria e të cilit është shtuar për 6 milionë funte dhe tash kap vlerën e 54 milionëve.