Rita: Krahasimi me Rihannan, kompliment

Rita Ora po vazhdon promovimin e saj nëpër botë dhe së fundmi është shfaqur edhe në ballinën e revistës britanike “Style”, që botohet nga “Sunday Times”.

Anëtarja më e re e kompanisë së njohur amerikane “Roc Nation”, kosovarja Rita Ora, e cila mbizotëron çdo top-listë nëpër Evropë me këngën e saj më të re “R.I.P”, ka folur për sukseset e saj.
“Pse qëndroj kaq lart?! Mendoj se jam e thjesht në paraqitjen dhe muzikën që bëj. Këndoj ato këngë që më përshtaten, por s’ka kufij në muzikën time. Nëse me pëlqen një këngë reggae, e këndoj që nesër nëse më thuhet. Jap gjithë potencialin tim dhe kënaqem maksimalisht gjatë atyre 3 minutave këngë”, është shprehur Rita.
Ajo po ashtu është ndalur edhe në krahasimin me kolegen e “Roc Nation”, Rihanna-n, duke thënë se ndihet e lumtur ka krahasohet me emra të mëdhenj.
“Jam e lumtur kur dikush më krahason me emra të mëdhenj të muzikës. E marr si një kompliment, sepse ne jemi nga e njëjta skuadër apo familje dhe çdo krahasim që bëhet na duket interesant dhe cool. Rihanna është cool, më e mira në atë që bën, kështu që ky krahasim, më shumë se gjithçka tjetër, është kompliment”, ka thënë Rita.
Në këtë intervistë këngëtarja ka folur edhe për Kosovën, Prishtinën dhe krenarinë e saj që është shqiptare nga Kosova. 
Rita Ora duke pozuar për Sundaj Times.