Këngëtari Tom Cruise

Ndoshta mund të jetë pak e besueshme, por Tom Cruise është një këngëtar serioz.

Aktori, i cili luan frontmenin e një rok-grupin në komedinë-muzikore “Rock of Ages”, ka talent këndimi.
Ylli i filmave aksion raportohet se është joshur aq shumë nga këndimi për filmin e ardhshëm të tij dhe tash e ka të vështirë të ndalojë.
“Tom ka punuar shumë në këndimin e tij për këtë film pasi, si në skenat aksion, ai gjithmonë dëshiron të japë gjithçka nga vetja”.
“Ai ka vazhduar të këndojë dhe tash është duke menduar për një karrierë në muzikë. Katie (Holmes, bashkëshortja e Tom) është duke e inkurajuar atë dhe Tom Cruise mund të nxjerrë një album shumë shpejt”, ka thënë burimi.