Ministria e Financave (MF), përkatësisht Departamenti i Thesarit ka hapur ankandit e dytë për ofrimin e ofertave për Letra me Vlerë. Edhe ky sikur ankandi i parë do të jetë në shumë prej 10 milionë eurove.
Nëpërmjet letrave me vlerë Qeveria e Kosovës po mundohet që të mbledhë sa më shumë mjetë financiare.
Këshilltari në Ministrinë e Financave (MF), Menderes Ibra, tha për Telegrafin, se edhe në këtë ankand në bazë të rregulloreve ankandet e Letrave me Vlerë kryesisht u dedikohen bankave. Sipas tij, ato mund të ofertojnë në emër të klientëve të tyre.
“Gjatë këtij vitit Qeveria e Kosovës ka planifikuar të grumbullojë 74 milionë euro nga Letrat me Vlerë”, thotë Ibra.
Ankandi i dytë i Letrave me Vlerë do të jetë i hapur deri më 17 prill në ora 11.