Ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell ka pohuar se problemi i veriut duhet të zgjidhet me një dialog të Qeverisë së Kosovës dhe njerëzve në veri, duke u respektuar në tërësi integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës
Në intervistën dhënë Rtv21 në Washington, Dell pohoi se problemi i veriut duhet të zgjidhet me një dialog të Qeverisë së Kosovës dhe njerëzve në veri duke u respektuar në tërësi integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës.
Ambasadori ka folur edhe për korrupsionin, duke thënë se duhet të luftohet nga e tërë shoqëria, kurse arrestimin e dy policëve të Kosovës nga xhandarmëria serbe e cilësoi si akt politik para zgjedhjeve në Serbi.