Një menaxher nga Aucklandi (Zelandë e Re) ka fituar titullin ‘Mister homoseksuali’ në garën e bukurisë të mbajtur në Johanesburg.
Andreas Derleth e ka fituar në garën e përvitshme të homoseksualëve, e cila ka për qëllim promovimin e të drejtave të homoseksualëve dhe njerëzve në përgjithësi.
Gara ka zgjatur katër ditë, ndërsa konkurruesit janë përballur me sfida të shumta. Përveç bukurisë, ata është dashur të shfaqin vetëbesim, karizëm dhe aftësi udhëheqëse.
Derleth ka fituar edhe 25.000 dollarë në formë bonosh për udhëtimet që do t’i shërbejnë për promovimin e të drejtave të homoseksualëve anekënd botës.
32-vjeçari ka prejardhje gjermane, ndërsa në Zelandën e Re është vendosur para katër vitesh dhe është dashuruar në atë vend.