Kryeministri britanik, Deivid Cameron ka mbërritur në Indonezi me shpresën për të përfituar nga dinamizmi i ekonomisë së parë i Azisë Juglindore, veçanërisht me nënshkrimin e pritshëm të një kontrate prej 2.5 miliardë dollarësh për aviacionin evropian ''Airbus''.
Drejtuesi konservator mbërriti në Xhakarta për një vizitë dyditore, etapa e dytë e një turneu aziatik që filloi të martën në Japoni dhe që do të vazhdojë në Malajzi dhe sipas burimeve lokale në Birmani.
Cameron do të jetë gjithashtu kryeministri i parë perëndimor që zhvillon një vizitë të tillë që prej ardhjes në pushtet të regjimit të ri që prej një viti.
Në Indonezi, ku bëhet fjalë për vizitën e parë të një kryeministri britanik që prej vitit 2006, Cameron do t'ia kushtojë përpjekjet e tij riforcimit të marrëdhënieve tregtare me shpresë për të kompensuar ngadalësimin e rritjes ekonomike nëpërmjet kontratave fitimprurëse të nënshkruara me Azinë shumë dinamike.