Bankat spanjolle friksojn investitorët

Bankat e Spanjës po fillojnë të konsiderohet si më të padëshiruarat në Europë, pasi shumica e tyre duhet të rrisin kapitalin bazë në mënyrë urgjente dhe po braktisen nga investitorët që besojnë se vendi është në recesion dhe se shumica e kredituesve spanjollë nuk do të mbijetojnë.

Qeveria ka përjashtuar çdo mundësi të ndihmës nga paratë e taksapaguesve për këtë sektor që në shumicë përbëhet nga një përzierje e kreditorëve ndërkombëtare dhe bankave vendëse të kursimeve të zhytura në borxh të thellë. Ky ambient jep vetëm dy opsione; ose të rritet kapitali në tregje ose të drejtohet për ndihmë financiare në programet e Bashkimit Europian.
Perspektiva për një zgjidhje nga sektori privat është shumë e varfër. Nuk duket asgjë në horizont se mund të bindë menaxherët e fondeve të huaja të investojnë në këto banka, për shkak të frikës së rritjes së kredive të këqija, pronësia e lartë e tyre në borxhin sovran si dhe përkeqësimi i situatës ekonomike.
Bankat e Spanjës morën goditje të rëndë nga sektori i pasurive të patundshme 4 vite më parë dhe vijojnë të marrin goditje të tjera nga ky sektor. Vetëm pak banka në Spanjë janë të afta të financohet në tregjet e parasë dhe shumica e tyre janë në varësi të financimit nga banka qendrore europaine.
Analistët thonë se shumica po mbahen gjallë nga fondet e bankës qendrore europiane në një kohë kur përkeqësohen asetet e tyre për shkak të rënies së çmimit të shtëpive dhe për shkak të rritjes së papunësisë. Paralelisht ka një konkurrencë shumë të fortë mes tyre për depozitat.