Mbëltohen drunj dekorativë në kazermën “Adem Jashari”

Në kuadër të shënimit të Ditës së Tokës, në kazermën “Adem Jashari” të FSK-së, në Prishtinë, sot simbolikisht u mbëltuan fidanë (drunj dekorativë, bredha, trëndafila dhe lule sezonale).

Në aktivitetin e organizuar në shënimin e kësaj dite ishin të pranishëm ministri i FSK-së Agim Çeku dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati me bashkëpunëtorë, përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, MBPZHR-së, MASHT-it, Komunës së Prishtinës dhe USAID BEP.
“Mbjellja e këtyre drunjve dekorativ dhe fidanëve, në kazermat tona, është një simbolikë, sepse këta drunj do të jetojnë dhe paraqesin një lidhje mes nesh dhe gjeneratave të ardhshme”, tha ministri i FSK-së, Agim Çeku.
Ai apeloi te të gjithë qytetarët e Kosovës, që të angazhohen maksimalisht për një ambientet më të bukur dhe më të pastër në Kosovë.
Pjesëtarët e FSK-së, në ambientet e kazermës “Adem Jashari” kanë mbjellë qindra drunj dekorativë pishe, kumbulla dekorative, trëndafila dhe lule sezonale.
Dita e Tokës me një aktivitet u shënua edhe në Parkun Nacional në Gërmi.