Kodi i fshehjes së korrupsionit

Deputetët kosovarë kanë gjetur formulën për t’ua mbyllur gojën njerëzve që i denoncojnë politikanët në media për kushtëzim shërbimesh me dhënie ryshfeti. Rezultati gjendet në nenet 38, 427 dhe 828 të Kodit Penal.

Nëse gazetari nuk e zbulon burimin që ka deklaruar t’i jetë kërkuar ryshfeti ose që ka dhënë ryshfet për një shërbim, bazuar në Kodin e ri Penal, ai mund të përfundojnë në burg. Në të kundërtën, në burg mund të përfundojë burimi që ka folur për gazetën në kushte anonimiteti, në rast se media ia publikon identitetin, shkruan Koha Ditore. I njëjti Kod nuk penalizon politikanët që deklarohen rrejshëm.