Serbia arreston dy policë të Kosovës

Policia e Serbisë, sot në orën 10.30, ka arrestuar në rajonin e Merdarit dy policë të Kosovës.

Siç ka deklaruar ministri i Brendshëm serb, Ivica Dacic, ata kanë qenë “të armatosur me dy pushkë automatike, dy revole dhe aparaturë speciale për matjen e largësisë”
“Të arrestuar janë Shukri Bunjaku dhe Sami Beqiri”, ka thënë Dacic në konferencën e organizuar nergut për këtë rast, pas takimit me familjet e pjesëtarëve të MUP-it serbë të arrestuar më 25 shkurt në Kosovë e të liruar sot.
"Çfarë kanë lypur ata në territorin e Serbisë dhe sipas cilës marrëveshje?”, ka thënë Dacic, transmeton B92, për të shtuar se “Serbia nuk do t’i durojë më këto akte”.
Sipas tij, ata kanë shkelur marrëveshjen ushtarako-teknike të Kumanovës, të vitit 1999. Ai ka thënë se ka ftuar UNMIK-un, KFOR-in dhe EULEX-in që të sqarohen për këtë rast, duke theksuar se secili që e “shkelë marrëveshjen e Kumanovës do të privohet nga liria”.
“Nuk bënë kështu me Serbinë. Kjo e ka kaluar çdo masë”, ka thënë ai.