Ekonomia greke është tkurrur me 15 për qind që nga fillimi i krizës, tregon raporti tremujor i Komisionit Evropian (KE). Sipas raportit, në Greqi nëntë muajt e parë të vitit 2011 u humbën 370.000 vende pune. Numri i të papunëve shumëvjecar u rrit në 9,1 për qind numrit të të papunëve.
Rritjen më të madhe të papunësisë në Bashkimin Europian e kishin Irlanda, Greqia, Spanja, Letonia dhe Bullgaria.
Raporti vëren se papunësia në BE në veçanti godet të rinjtë (të moshës 15- 24 vjeç) dhe në shumë vende mesatarisht ka arritur në 22.4 për qind, ndërsa në vende si Greqia dhe Spanja rreth 50 për qind.
Në Greqi, papunësia e të rinjve në muajin nëntor të 2011-ës arriti në 48 për qind, që është dy herë më e lartë nga sa ishte dy vjet më parë.
Paralelisht, një rënie prej 9.3 për qind u regjistrua në vitin 2010 edhe në të ardhurat familjare. Në kufirin e varfërisë jeton 27 për qind e popullsisë në Greqi, ndërkohë që kufiri mesatar në BE është 23.4 për qind.
Rreth 5 për qind nga 19 për qind në vitin 2007 dhe 24 për qind në vitin 2010 u rrit numri i grekëve që në fund të muajit e kanë të vështirë për të përmbushur detyrimet e tyre financiare.