Krasniqi i painteresuar për postin e Presidentit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar se nuk pritet të mbahen sivjet zgjedhjet presidenciale, ndërkaq ka thënë se nuk ka ambicie për t’u bërë president i shtetit.

Në një intervistë për gazetën “Express”, Krasniqi ka folur edhe rreth zgjedhjeve brenda partiake.
Ai ka thënë se ende nuk ka vendosur nëse do të kandidojë për kryetar të PDK-së, mirëpo sipas tij, zgjedhjet në parti duhet të mbahen në pjesën e dytë të vitit.
Sipas Krasniqit, të gjitha partitë politike duhet të demokratizohen.