Kitara në formë të anijeve kozmike (Video)

Admiruesi i muzikës, Tom Bingham, është duke prodhuar kitara nga materialet e ndryshme, ndërsa më interesantet janë ato të frymëzuara nga “Star Wars”.

64-vjeçari me këtë hobi merret qe dhjetë vite, ndërsa deri më tani ka ndërtuar rreth 20 kitara.
Instrumentet i krijon nga pjesët e automjeteve të vjetra, kutitë e cigareve, shkrepëset, orët, hapësit e shisheve dhe materiale të tjera.
“E vëzhgoj botën sikur e tëra mund të shndërrohet në kitarë. Nëse diçkaje mund t’i vendos një qafë dhe në të të fsheh pjesët elektronike, atëherë mundem që nga ajo të krijoj një kitarë”, ka thënë Bingham.
Nga kitarat interesante të tij janë ato që u ngjajnë fluturakeve nga filmat “Star Wars”, ‘Millennium Falcon’ dhe ‘Jedi Anakin Fighter’.