I propozon të dashurit, ai e refuzon – ajo çmendet... (Video)

Në disa vende femrat e kanë “të lejuar” që t’u propozojnë fejesë të dashurve të tyre. Mirëpo, një nga vajzat do ta mbajë mend gjatë ‘goditjen’ që pësoi kur i dashuri i saj e refuzoi propozimin.

Videoja që po e sjellim shfaq një vajzë, e cila përgatitet që t’i propozojë fejesë të dashurit para miqve të tyre.
“E di se jemi bashkë vetëm dy javë, por ato kanë qenë dy javët më të mira të jetës sime. A do të martohesh me mua?”, thotë mes tjerash vajza.
Mirëpo, pasi i dashuri e refuzon ajo fillon të bërtasë dhe ta godasë...