Jessica Alba është duke shkruar një libër se si të krijojmë një ambient shtëpie të shëndetshëm dhe jo-toksik.
“Do të jetë e lehtë dhe kënaqësi dhe dua që kjo të jetë vërtet e larmishme. Unë jam e çmendur pas ushqimit dhe pijes. Më pëlqen të bëj projekte me fëmijët e mi. Gjithçka në këtë libër do të jetë diçka me kuptim, të cilën e kam inkorporuar në jetët tona”.
“Doja një lloj libri me të gjitha informatat të cilat po i konsumoja, ashtu që të mund t’i aplikoja ato në praktikë. Është krejtësisht çmenduri, por edhe e mahnitshme. Nuk jam ekstremiste. Ky libër është për njerëzit të cilët janë mes, por dua të krijoj një jetë më të shëndetshme, si unë”, ka thënë Alba.