Klubi i mirënjohur nga Baseli, Nordstern, kompania NextLevel dhe NP Group prezantojnë mbrëmjen speciale për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, ku të pranishmit në një event të jashtëzakonshëm që do të mbahet në Teatrin Oda pritet t’i argëtojnë disa prej DJ-ve dhe partymakers më të njohur në Evropë.
Nordstern, një prej klubeve më të mira në Evropë, sjell në Kosovë në mbrëmjen e 16 shkurtit disa prej DJ-ve më të njohur evropianë, si Nic Fanciulli, Andrea Olivia dhe Oliver K, teksa ata do të ndihmohen edhe nga DJ lokal, Genti.
E veçanta e këtij eventi dhe se pse duhet të jeni patjetër pjesëv e tij pos artistëve të lartpërmendur janë dhe dritat nga Jimmy Haggan, i cili vjen ekskluzivisht nga Portland dhe efekt vizuele tejet kualitative nga Cheveria (Prishtinë).
Bileta për këtë super ngjarje për përvjetorin e pavarësisë organizuar nga NextLevel kushton vetëm 6 euro, ku 1 euro prej shumës së biletave do të ndahet për bamirësi HandiKosit. Në fund të mbrëmjes do të shpërndahen dhe CD falas të hiteve të Andrea Olivias. Numri i biletave është i limituar