Eagle Mobile shpërndan dhurata për 82 fituesit e lojës promocionale “Student’s Gifts”. Fituesit e kësaj loje janë vlerësuar me çmime nga kompania, duke dëshmuar edhe një herë së kompania Eagle Mobile ka në qendër të vëmendjes abonentët e saj. Shpërblimi, organizimi dhe mbështetja e shorteve, ku në qendër është abonenti, është kthyer në një traditë për abonentët e Eagle Mobile. Loja promocionale “Student’s Gift” është zhvilluar nga tetori deri me 31 dhjetor 2011.
Të gjithë abonentët e Eagle Mobile përveç shërbimeve cilësore dhe ofertave pa fund për tre muaj me radhë kanë patur mundësi të marrin pjesë në lojën promocionale dhe të jenë pjesë shorteut të përdyjavshëm.
Në ceremoninë e organizuar në ambientet e dyqanit Flagship në Bllok, ishin të pranishëm drejtuesit më të lartë të kompanisë, Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile, Orhan Coskun theksoi se kompania ka dëshmuar edhe në të kaluarën për rëndësinë që i jep klientit. “Nuk është hera e parë që Eagle Mobile ndërmerr aktivetete, të cilat vlerësojnë abonentët. Që në ditët e para ne kemi ndërmarrë aktivitete që kanë në fokus kënaqësinë e klientit. Eagle Mobile u ka mundësuar 1 mijë abonentëve udhëtim për në Mal të Zi për të ndjekur koncertin e Madonës, u kemi mundësuar 30 abonentëve të ndjekin finalen e botërorit në Afrikën e Jugut, u kemi mundësuar 30 ëifteve të kalojnë një fundjavë të mrekullueshme në kryeqytetet europiane etj. E them me bindje se për ne abonenti është i pari”, u shpreh Coskun.
Ndërkohë Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile, Orkunt Yozgat tha se kompania i vlerëson klientët si vlerën më të madhe. Sipas tij oferta Super Riniring është brandi me rritjen më të shpejtë në treg. “Jam i kënaqur që kemi këtu abonentët e Eagle për të marrë dhuratat e tyre. Jemi të lumtur që ata na japin vlerë ne dhe ne gjithashtu u japim vlerë atyre. Kam kënaqësinë të them se Super Riniring është brandi me rritjen më të shpejtë në tregun tonë, duke u rritur 4 herë më shumë krahasuar më brandet e tjera. Ata që besojnë në Riniring do të kenë mundësi të pazakonta, përfitime dhe dhurata”, u shpreh Yozgat.
Bazuar në rregullat e vendosura që në fillim, kompania ka përzgjedhur çdo dy javë në mënyrë rastësore nga 16 fitues të lojës promocionale. Ndërkohë në natën e ndërrimit të viteve është hedhur dhe shorit për dy çmimet e mëdha, një Makinë FIAT 500 dhe një Motor Piaggio. Fitues i super çmimit të makinës FIAT 500 është abonenti i Eagle Mobile, Gjovalin Tanazaj, ndërsa fituesi i çmimit të dytë të madh, motor Piaggio abonenti Edvig Shkurta. Abonenti fituesit i çmimit të madh FIAT 500, Gjovalin Tanazaj gjatë ceremonisë falenderoi Eagle Mobile për këtë dhuratë të bukur