Dy këngëtarët e njohur, Ermal Fejzullahu dhe Leonora Jakupi, kanë marrë iniciativën për ta realizuar një duet së bashku, që pritet të jetë një hit i radhës- ndërsa kënga do të jetë me zhanre të gërshetuara mes stileve të dy këngëtarëve, me ç’rast secili prej tyre do të paraqitet në mënyrën e vet të interpretimit.
“Kemi vendosur që së bashku me Leonorën të sjellim një këngë të veçantë në skenën muzikore. Nuk mund të jap shumë të dhëna për këngën, ngase preferojmë që deri në dalje çdo gjë të jetë befasi. Por, pres që kënga të pëlqehet dhe kam përshtypjen se do jetë një hit i radhës nga unë dhe Leonora”, ka thënë Ermali për Zëri.
Për më shumë, ai planifikon që në këtë sezon të realizojë edhe dy këngë tjera, të cilat do të lansohen bashkë me videoklipe. Ermali ka folur edhe për mundësinë që të jetë pjesëmarrës në “Dancing with the Stars Albania 3”, por ka thënë se do ta refuzojë atë ftesë, duke qenë se “nuk di të vallëzojë”