Turqia do të ndihmojë

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, thuhet se ka kërcënuar me shpërbërje të Maqedonisë dhe të gjithë Ballkanit, nëse nuk merren parasysh të drejtat e shqiptarëve.

Portali Globisot.org ka cituar kryeminsitrin Erdogan të ketë thënë në një intervistë për kanalin shtetëror turk se "Turqia do të mbështesë vëllezërit shqiptarë nëse do të jetë e nevojshme edhe me trupa ushtarakë".
Ai po ashtu shtoi se populli shqiptar ka të drejtën e vetëvendosjes për krijimin e një shteti të madh shqiptar, dhe se UÇK nuk është organizate rebele-terrorist, por vullneti i shqiptarëve për të mbrojtur trojet e tyre, ka transmetuar portali Globisot.org.
Erdogan tha se trupat kombëtare turke janë në gatishmëri dhe do ndihmojnë shqiptarët për çlirimin e trojeve shqiptare.
Deklarata e kryeministrit turk, ka ngjallur reagime të ashpra nga ministri i jashtëm grek dhe serb.
Mirëpo, portali globisot.org më vonë demantoi lajmin e marrë nga portali altime, duke thënë se deklarata, në të cilën citohej kryeministri turk, nuk ishte e vërtetë dhe se Turqia vazhdon të ndjek politikë konstruktive me  vendet e Ballkanit.