Incidenti i ndodhur javë më parë në aeroportin e Zurichut, ku janë rrahur Noizy dhe anëtarët e Babastars, ka marrë formë tjetër. Ata kanë shfrytëzuar emisionin Prive në Klan Kosova për të treguar verzionet e tyre të ngjarjes, teksa nuk kanë premtuar fundin e konfliktit.
Noizy, i intervistuar nga Klan Kosova ka pohuar edhe njëherë se ka rrahur Babastars dhe se këtë e bëri duke qenë vet i dyti. Ai shtroi pyetjen se çfarë do të kishte ndodhur po që se do të kishte qenë ai vet i gjashti dhe Babastars me vetëm dy anëtarë. Pos tjerash, Noizy akuzoi si qyqar Visar Shalën, anëtarin e Skillz, i cili thotë ta ketë goditur nga prapa teksa po bisedonte me Agon Sylejmanin, anëtarin e Tingulli 3nt.
Më tej Noizy shtoi se fotot e publikuara nga Babastars se në Prishtinë e kanë ruajtur policë civilë janë të pa vërteta dhe pohon se atë e kanë marrë babai i tij dhe dy miqë nga Suhareka. Noizy shprehu çudinë se si askush nga Babastars se preku në aeroport, kur vazhdimisht bënin fotografi nga ai.
Nga ana tjetër pa u shprehur nuk la as menaxheri i Babastars, Drin Zatriqi. Ai vazhdimisht iu referua Noizyt si i rrahuri. Drini i dërgoi një mesazh Noizyt duke i thënë se për Babastars gjithçka ka përfunduar, por se herën tjetër duhet të matet mirë nëse dëshiron të ketë konflikt me Babastars.
Për fund, Noizy i pyetur se çka mund të ndodhë nëse takohet me Stresin, armik i tij i vjetër, i cili së fundmi u anëtarësua në Babstars, tha se do t’ia shkatërrojë karrierën Stresit po që se lanson vetëm edhe një ‘diss’ kundër tij.
Për më shumë, video e plotë nga kolegët e Prive: