Një eveniment, për përkrahje të prodhimeve vendore, do të organizohet në qendër të Prishtinës në muajin maj.
Përmes një shtëpie të improvizuar me xhama, ku do të qëndrojnë katër persona të mbyllur një javë,do të përkrahen prodhimet vendore, mënyre kjo e përkrahjes që nuk është aplikuar më parë në vendin tonë.
Këta katër persona, që do të jetojnë afër qendrës së Prishtinës, për të gjithë ata që do të jenë të interesuar, mund t’i shohin ‘live’ për një javë.
Ky lloj i ‘reality shou’, nuk do të transmetohet në asnjë kanal televiziv, por do të jetë i hapur për vizitor,dhe kalimtar të rastit. Këtë evenimet gjithashtu e ka përkrahur edhe Oda Ekonimike e Kosovës .