Monika Moser nga Munihu është shokuar kur pas 16 vitesh është shfaqur macja e saj Poldi, për të cilën kishe menduar se është zhdukur përgjithmonë.
Macja ishte zhdukur në vitin 1996 dhe nga ajo kohë askush nuk e kishte parë, e as që ishte gjetur në azilet për kafshë.
Ndërsa tani është zbuluar se macja ka jetuar rreth 30 kilometra larg shtëpisë, ndërsa pas shumë vitesh është lodhur nga shëtitja e vazhdueshme dhe është shfaqur në derën e një azili.
“Macja ka dashur të gjendet, sepse ka kaluar shumë kohë vetëm. Askush nuk e ka të qartë se si ka mundur të endet aq larg”, ka thënë drejtoresha e azilit për kafshë, Eveline Kosenbach, e cila kishte vërejtur tatuazhin në veshin e maces, përmes të cilit edhe është gjetur se kush është pronarja dhe është dërguar në shtëpi.