Edhe pse janë rivalë në fushë, gjërat e përbashkëta mes tyre nuk kanë të ndalur së zbuluari. Vetëm pak ditë pasi u publikua nëpër mediat britanike se prostituta e Wayne Rooneyt, futbollistit të Manchester United, ishte argëtuar edhe me Mario Balotellin, futbollistin e Manchester Cityt, tani duket se lidhjet mes dy sulmuesve janë zgjeruar.
Balotelli dhe Rooney janë rivalë të përbetuar në fushën e lojës, me sulmuesin anglez që ka formën më të mirë nga ana profesionale, por që jashtë fushë po mposhtet ne italiani Balotelli.
Modelja Holly Henderson ka folur për romancën e saj me Balotellin, me të cilin thotë se është takuar në nëntor dhe pasi u njoftuan u takuan edhe disa herë të tjera.
Nuk është hera e parë që Balotelli është pjesë e thashethemeve nëpër mediat britanike, pasi edhe në të kaluarën dogji shtëpinë e tij, ka ditur të pësojë aksidente që për pak sa nuk i morën jetën dhe nuk ka ditë që nuk dënohet me gjoba për parking.