Marcello Lippi është i bindur se gara për titullin e Italisë këtë sezon do të jetë mjaft e ngushtë mes dy ekipeve të kreut, Milan dhe Juventus, që aktualisht i ndajnë vetëm dy pikë.
“Po flasim për një kampionat, i cili nuk ka qenë i përfunduar para vikendit, por që është bërë edhe më i mirë tani”.
“Milan dhe Juve do të përpiqen t’i fitojnë të gjitha ndeshjet dhe prej tani e deri në fund të sezonit, ata do të luftojnë për çdo pikë”, ka deklaruar ish-trajneri i Italisë.