Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka deklaruar se nuk do të jetë lehtë të ndalet Zlatan Ibrahimovici në ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve në Camp Nou.
Trajneri blaugran ka thënë se topat e gjatë gjithmonë janë të dedikuar për suedezin për shkak të gjatësisë së tij, ashtu që katalunaist do të mundohen me çdo kusht që ta mbajnë sa më larg gjashtëmbëdhjetëmetërshit.
Milani dhe Barcelona luajtën pa gola në San Siro një javë më parë, ndërsa sonte (e martë) zhvillojnë ndeshjen që do ta përcaktojë gjysmëfinalistin.