Slash: Muzika ka humbur magjinë

Slash mendon se muzika ka “humbur magjinë e saj” për shkak të popullaritetit të madh të shkarkimeve (në internet) krahasuar me lansimet në formë të disqeve.

Ish-kitaristi i grupit Guns N' Roses mendon se me anë të mënyrave moderne të blerjes së albumeve përmes downloadimit, dëgjuesi humb diçka pasi nuk e merr komplet pakon e cila përshin edhe anën vizuale.
“Kishte një ngazëllim të caktuar që vinte me lëshimin e incizimeve të reja dhe shumica e tyre ishte një pako në vete, dhe ishte diçka me të cilën ju ecnit gjatë derisa dëgjonit incizimin”.
“Ishte dëshpëruese të shohim këto gjëra të zhduken por, e dini, me CD së paku ju ende kishit broshurat, por tash, kur shikoni në situatën digjitale, ju mendoni ‘S’ka asgjë në të’. As që është e prekshme më. Është e përshtatshme, por ju humbni magjinë në të”, ka thënë Slash.