Ashensor për qentë

Për shkak të numrit të madh të qenve me mbipeshë në Britani të Madhe është dizajnuar ashensori i parë për qentë.

Një hulumtim shokues ka treguar se një e treta e 8.3 milionë qenve në Britani të Madhe kanë mbipeshë.
Për këtë arsye është zhvilluar një aparat transportues për këto kafshë të përkëdhelura.
I bazuar në “shkallët elektrike”, koncepti i ashensorit për qentë është zhvilluar për gjashtë muaj dhe ka disa modifikime të teknologjisë së lartë që e bëjë qenin të ndjehet më komod gjatë bartjes.