Stefanovic: Ditët më të vështira të jetës sime

Këto ishin ditët më të vështira në jetën time, por pritja, tensioni, negativiteti dhe jokonstruktiviteti i palës tjetër u shpaguan, sepse ekipet negociatore të Beogradit dhe Prishtinës arritën marrëveshjen që vërteton “asimetriken e Prishtinës, e ruan Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe pozicionin tonë kushtetues dhe kombëtar”, ka thënë shefi i ekipit negociator serb, Borislav Stefanovic.

Kur është fjala te menaxhimi i integruar i kufijve, ai thotë se fjala është për një letër teknike, që ka të bëjmë definimin e elementeve dhe detajeve që lidhen me “pikëkalimet e përbashkëta”.
Në pyetjen e gazetarit të ditores “Danas” se a nënkupton kjo largimin e barrikadave, Stefanovic thotë: “Qëndrimi ynë është i qartë dhe e kemi përsëritur disa herë. Republika e Serbisë, dhe qeveria e saj, mendojnë se barrikadat e kanë përmbushur qëllimin e tyre”.
Ai mendon se marrëveshjet e arritura në Bruksel janë të pranueshme për të gjithë qytetarët e Serbisë, “përfshirë edhe serbëve në veri të Kosovës”. Barrikadat thotë se duhet t’i heqin vetë qytetarët serbë, meqë nuk kanë nevojë më për to. Sipas tij, këto barrikada “janë magnet për probleme dhe keqpërdorime të Prishtinës2.
“Këto zgjidhje nuk e prejudikojnë statusin, nuk krijojnë kufi shtetëror, e në anën tjetër mundësojnë normalizimin dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve”.