Një prej shkrimtareve më të suksesshme në historinë e letërsisë, Joanne K. Rowling, ka bërë të ditur se është duke shkruar novelën e saj të parë për të rritur, që e përshkruan më ndryshe nga librat që janë shitur miliona herë, e për të cilat ajo është e njohur.
Sipas BBC, novela e re do të publikohet anë e mbanë botës, edhe pse nuk është zbuluar data e lansimit apo titulli i mundshëm.
“Liria për të eksploruar territore të reja në letërsi është dhuratë e suksesit të Harry Potter. Edhe pse jam kënaqur duke e shkruar atë, libri im do të jetë më ndryshe nga seritë Harry Potter”, theksoi shkrimtarja që lansoi shtatë seri të Harry Potter që janë shitur 450 milionë herë.