Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, e ka akuzuar BE-në duke thënë se mosuniteti i tyre ka sjellë deri te situata ku duhet të futet edhe rezoluta 1244 në fusnotë.
“Për futjen e Rezolutës 1244 në fusnotë, fajtore është politika e BE-së, e cila nuk është politikë unike, por është politikë e konsensusit”, ka deklaruar Krasniqi për Tribuna Shqiptare.
Siç transmeton Indeksonline, ai ka thënë se BE dhe SHBA kanë pasur të drejtë të bëjnë presion, por edhe pala kosovare ka pasur të drejtë të mos pranojë imponime.