KEK-u pret fitime

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), pret që fitimi për vitin 2011 të jetë më i lartë se ai i vitit 2010, që kapte vlerën e 14.5 milionë eurove. Zyrtarë të kësaj korporate, thonë se nuk mund të flasin njëherë për rezultatet e fitimit për vitin 2011, pasi ende nuk kanë bërë llogaritjet e duhura për ti nxjerrë fitimet për vitin 2011.

Zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala, thotë se fitimi për vitin 2011 pritet të jetë më i lartë se 14.5 milionë euro sa ishte fitimi i kësaj korporate më 2010.
Ai pohon për Telegrafin se korporata raporton në pajtim me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit financiar.
“Nuk mund të flitet për rezultate sepse aktualisht ende raporti nuk është aprovuar e as audituar nga auditori i pavarur për vitin 2011. Përndryshe, KEK u në vitet e fundit, falë angazhimit i të gjithë stafit dhe përkrahjes nga aksionari ka afarizëm me fitim. Këtë vit fitimi konsiderojmë se do jete me i lartë se vitin paraprak , i cili ka qenë 14.5 milionë euro”, thotë zëdhënësi Buzhala, për Telegrafin.
Gjatë vitit 2010, KEK-u, kishte realizuar të hyra në vlerë prej rreth 200 milionë euro, ku fitimi ishte prej 14.5 milionë euro.
Por pavarësisht këtyre rezultateve “pozitive” sipas zyrtarëve të KEK-ut, kjo korporatë ende nuk po mund të mos i aplikoj reduktimet, e po ashtu edhe kërkesat për subvencione nga Qeveria.
KEK gjatë këtij viti do t’i shpenzojë 44 milionë euro për blerjen e rrymës prej tyre 13 milion euro subvencione të Qeverisë.