Justin Bieber nominohet pesë herë në Teens Choice

Seriali i njohur amerikan, “Vampire Diaries” është nominuar me gjashtë çmime për ceremoninë e ndarjes së çmimeve Teens Choice Awards, përderisa Justin Bieber dhe “American Idol” kanë nga pesë nominime.

Krijuesi i hitit “Never Say Never” ka arritur numrin më të madh të nominimeve në rangun individual, në kategoritë për artistin më të mirë mashkull, ikonë e moodës dhe për disa kategori tjera me rëndësi.
Për çmimet do të vendosin tinejxherët e moshës 13 deri 19 vjeç në faqen zyrtare të Teen Choice Awards.