Ministri serb i Mbrojtjes Dragan Sutanovac ka përshëndetur shtimin e trupave të KFOR-it në Kosovë, duke thënë se “Minsitria e Mbrojtjes edhe më herët, duke parë rrezikun e sigurisë, ka vlerësuar se forcat e KFOR-it në Kosovë nuk duhet zvogëluar.
“Më e rëndësishmja është që të parandalohet dhuna eventuale dhe të sigurohet paqja për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë Sutanovac.
I pyetur nëse duhet të mbahen zgjedhjet serbe në Kosovë, Sutanovac ka thënë se personalisht mendon që duhet të mbahen zgjedhjet parlamentare, presidenciale dhe ato lokale.
Mirapo, ai ka theksuar se për këtë duhet të kihet parsyshë për sigurinë e serbëve në Kosovë, të cilët nuk jetojnë vetëm në veri, por edhe në jug të lumit Ibër.